Hasani flet për mbajtjen e zgjedhjeve të huaja në Kosovë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hasani ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të huaja në vendin tonë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të huaja dallon nga referendumi. Sipas Hasanit, mbajtja e tyre nuk e prek rendin kushtetues të Kosovës.

Sipas Hasanit, rendi kushtetues serb ekziston edhe po u mbajtën edhe po s’u mbajtën zgjedhjet.

“… ato (zgjedhjet) mund të zhvillohen edhe në territorin e shteteve të tjera, me marrëveshje apo pa marrëveshje, kur ndodh brenda hapësirave që gëzojnë paprekshmëri diplomatike… Ato janë organe politike që shprehin vullnetin politik jashtë territorit sovran. Sepse Serbia, rendi kushtetues serb, ekziston edhe po u mbajtën edhe pse s’u mbajtën ato”, është shprehur Hasnai.

Ndërsa për referendumin, Hasani tha se nëse ai mbahet në territorin e huaj, preket sovraniteti shtetëror.

“Kurse te referendumi kushtetues, preket rendi kushtetues dhe për pasojë sovranitetin shtetëror”, shtoi Hasani.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img