Partia e Gjelbër, dega e Muri-Gümligen kanë kandiduar me dhjetë kandidatë për zgjedhje në këshillin e madh komunal dhe dy për këshillin e vogël komunal. Në mesin e tyre ishte edhe Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në Unia dhe aktivist në çështje të migracionit.
Në legjislaturën e ardhshme, të Gjelbrit do të përqendrohen në mbrojtjen e klimës dhe drejtësisë sociale. Sidomos kjo temë e dyta, pra drejtësia sociale ishte edhe pjesë e programit të kanidaturës së Hilmi Gashit, i cili garoi me shprehjen: Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!
Partia e gjelbër e Muri-Gümligen, në Kantonin e Bernës, në zgjedhjet e së dielës ka fituar pesë mandate në parlament të komunës. Në mesin e të zgjedhurve është edhe Hilmi Gashi, i cili i ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë!
“Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!”, këmbëngul Hilmiu në moton e tij në këtë pozitë.