Historia e zezë e minierës ku mbetën të vdekur 8 minatorë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mediumi serb B92 ka sjellë historinë e zezë të minierës “Soko”, në Sokobanjë, ku sot tetë minatorë humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë morën lëndime. Sipas B92, kjo  është nga minierat më të rrezikshme, në të cilën disa herë ka pasur shpërthime, që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra minatorëve. Që nga vitit 1974 e deri më sot, 57 minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimet. 

Në vitin 1974, nga shpërthimi i metanit, jetën e humbën 15 minatorë. Një vit më vonë, nga shpërthimi i  gazit  vdiqën 5 minatorë.

Shpërthimi i metanit u mori jetë 29 minatorëve edhe në vitin 1998, derisa 27 u lënduan. 

Në horizontet e kësaj miniere gjithmonë ka metan, i cili e bën minierën më të rrezikshme në Serbi.  Metani ka veti tinëzare, nuk mund të shihet, por as të nuhatet, kurse është shumë i djegshëm dhe shpërthyes.

Për këtë arsye, miniera ka sistem për përcjelljen e koncentrimit  të metanit dhe ajrit dhe nëse ky gaz kalon kufirin e lejuar, të gjitha pajisjet çkyqen, për të evituar ndonjë shpërthimin eventual, shkruan B92.

 

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img