Historia mes Meghan dhe Kate, ky është emaili që Markle i dërgoi pallatit mbretëror – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Showbiz

Historia mes Meghan dhe Kate, ky është emaili që Markle i dërgoi pallatit mbretëror

historia-mes-meghan-dhe-kate,-ky-eshte-emaili-qe-markle-i-dergoi-pallatit-mbreteror

Historia mes Meghan dhe Kate, publikohet emaili që Markle i dërgoi pallatit mbretëror.

Javën e kaluar u transmetua intervista e Meghan Markle dhe Princ Harryt për Oprah Winfrey.

Intervista e shumëpritur ka bërë bujë të madhe në media, duke “tronditur” pallatin mbretëror me deklaratat që u bënë.

Gjatë kësaj interviste, Meghan nuk la pa përmendur edhe kunatën e saj, Kate Middleton.

Markle u shpreh se pallati mbretëror refuzoi të korrigjonte historinë e rreme se ajo e kishte bërë Kate të qante para dasmës me Princ Harry-n.

Sipas saj, ka qenë Kate ajo që e kishte bërë këtë gjë kundrejt Meghan, shkruan “Harper’s Bazaar”. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, rrëfeu Dukesha e Sussex”.

Madje pas deklaratave të çiftit, ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Meghan, Janina Gavankar. Kjo e fundit është shprehur se kishte shumë “e-maile dhe mesazhe” që dokumentonin keqtrajtimin që pallati i ka bërë Dukeshës së Sussex-it.

Pas gjithë këtyre akuzave të forta, është bërë publik një e-mail që Meghan i ka dërguar familjes mbretërore që tregon se ajo nuk ka ndjerë fare mbështetje prej tyre.

“Harper’s Bazaar” pretendon se ka siguruar një e-mail që Meghan i ka dërguar njërës prej ndihmëseve të saj dhe në të shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të ndalur thashethemet për situatën e saj me Kate.

Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ Ëilliam nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë e-mail:

“Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë,” shkruhej në një pjesë të email-it.

Kërkesa e saj u injorua dhe iu tha se “Dukesha e Cambridge-it kurrsesi s’mund të përfshihet në të tilla thashetheme”.

Të ngjajshme

Sara ka puthur Rinianin në prapaskenë

albswiss.com

Vazhdojnë largimet, edhe një vajzë me lot në sy ikën nga “Përputhen”

albswiss.com

Këto janë këshillat e Jennifer Lopez që do ta ndryshojnë jetën tuaj

albswiss.com