Hoxha i Gllogjanit lut bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deçani, muaj më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi.

E sot në ndërrimin e motmoteve, hoxha i këtij fshati Besim Halilaj, ka kërkuar nga bashkëfshatarët që të mos hedhin fishekzjarre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëfshatarët e Gllogjanit që të mos e shfaqin buzëqeshjen e as gëzimin për t’u solidarizuar me familjet e të prekurve.

“Për Gllogjanin viti 2021 mbetet si një ndër vitet më të errëta që e ka kapluar fshatin tonë, për shkak edhe të tragjedisë që rezultoi me humbjen e dy fëmijëve tanë, Gentën dhe Ledionin. Ju shprehim edhe kërkesën tonë si dhe lutjen prej dhimbjes që e shpon shpirtin që nesër me rastin e ndërrimit të motmoteve të mos hedhni fishekzjarre dhe të mos e shfaqni buzëqeshjen dhe gëzimin ngase e kemi obligim moral, fetar e shqiptar që të solidarizohemi me familjet e të prekurve!”, ka shkruar ai në Facebook.

Dy nxënës dhe shoferi kanë mbetur të vrarë para disa javësh në Gllogjan, pas një sulmi në drejtim të autobusit.

Autobusi që udhëtonte në linjën Gjakovë-Gllogjan, barte dhjetra nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre mbetën të vdekur nga ky sulm makabër.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img