Hoxhaj: I ikën përgjegjësisë, Qeveria në shkuarje dhe në ardhje refuzoi pjesëmarrjen në hapjen e ambasadës në Izrael – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Hoxhaj: I ikën përgjegjësisë, Qeveria në shkuarje dhe në ardhje refuzoi pjesëmarrjen në hapjen e ambasadës në Izrael

hoxhaj:-i-iken-pergjegjesise,-qeveria-në-shkuarje-dhe-në-ardhje-refuzoi-pjesëmarrjen-në-hapjen-e-ambasadës-në-izrael

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë në shkuarje dhe atë në ardhje që refuzuan ftesat për të marrë pjesë në hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael.

Sipas tij, Hoti e Kurti refuzuan thirrjet zyrtare, duke lënë shije të hidhur dhe duke i ikur pērgjegjësisë së tyre kushtetuese e politike.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Një qeveri në shkuarje dhe një qeveri në ardhje nuk patën guxim, as vendosmëri dhe përvojë për të shënuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael duke i lënë një shije të hidhur të gjithë procesit të njohjes ndërmjet dy vendeve tona.

Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Asnjëri nga zyrtarët e këtyre dy koalicioneve, nuk është përgjigjur në letrat dhe thirrjet telefonike lidhur me këtë proces. Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë.

Dykuptimësia e dobëson Kosovën kurse qartësia strategjike e rrit kredibilitetin e saj ndërkombëtar. Duke besuar se të tilla situata nuk do të përsëriten më, falendëroj SHBA-të dhe Izraelin për njohjen dhe fillimin e një kapitulli të ri ndërmjet shteteve, popujve dhe ekonomive tona”.

Të ngjajshme

LDK zyrtarisht tregon se kush janë kandidatët për kryetar të kësaj partie

albswiss.com

Reuters shkruan për zgjedhjen e Osmanit presidente

albswiss.com

VV i kërkon LDK-së garanci për presidentin që të tërhiqen nga Ligji

albswiss.com