Hoxhaj i kërkon Lajçakut të kërkon falje për punën e hartës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Hoxhaj i kërkon Lajçakut të kërkon falje për punën e hartës

hoxhaj-i-kerkon-lajcakut-te-kerkon-falje-per-punen-e-hartes

Kreu i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka takuar sot në Prishtinë emisarin sllovak të BE’së, Miroslav Lajcak, me të cilin kanë biseduar për dialogun. Hoxhaj siç thuhet në komunikatën e PDK’së ka kërkuar që Lajcak të kërkojë falje për hartën ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë.

Kreu i PDK’së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetari Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu ka pritur në takim Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB.

Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë.

Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstitutimit të institucioenve të reja në Kosovë.

Të ngjajshme

Paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të KPK-së dhe arrest shtëpiak për asistenten e tij

albswiss.com

Deputetët jo shumicë konfirmojnë votën për Vjosa Osmanin

albswiss.com

Albin Kurti arsyeton masat e reja,

albswiss.com