fbpx
0.2 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

I akuzuari për rastin“Syrin e popullit”: Procesi është i montuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Seanca gjyqësore ka dështuar të mbahet.

Ka dështuar të mbahet sërish seanca “Syri i popullit”, për shkak të mungesës së avokatit Naim Rudari.

Afër një muaj më parë u konfirmua aktakuza e re ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”.
Të pandehurit në këtë rast janë Avni Llumnica, Sadri Ramabaja dhe Bajrush Konjusha.

Por ky proces që ka mbi 3 vjet që ka nisur, duket se është larg nga përfundimi.

Ani pse rasti u kthye në rigjykim 2 vjet pas ngritjes së aktakuzës së parë, këtë të martë dështoi seanca fillestare pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo për faktin se për shkak të infektimit me Covid-19, i pranishëm në sallë nuk ishte avokati Naim Rudari, që mbron të akuzuarin Avni Llumnica.

E ky i fundit nuk pranoi që të përfaqësohet nga një tjetër avokat.

Kryetari i trupit gjykues Musa Kongjeli, vendosi që seanca e radhës të mbahet me 12 prill në orën 09:30

Ndërkohë, i akuzuari tjetër për këtë rast, Sadri Ramabaja, thotë se i tërë procesi është i montuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Sadri Ramabaja që dikur ishte asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, shpreson në drejtësi pas qeverisjes së Albin Kurtit.

Në aktakuzën e vjetër të akuzuar ishin edhe Murat Jashari, Ragip Sallova, Bexhet Luzha, Halim Halimi, dhe Rexhep Topllana.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img