23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

I kërcënoi policët me armë, 32-vjeçari nga Prishtina tenton t’i shmanget për një orë arrestimit

32-vjeçari nga Prishtina tenton t’i shmanget për një orë arrestimit, i kërcënoi policët me ar’më.

Një 32-vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe kanosje.

32-vjeçari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke i kërcënuar policët me armë. Arrestimi i tij nga zyrtarët policorë është bërë për rreth një orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive”, ka thënë Ahmeti.

Ajo thotë se pasi është arrestuar K.M, është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“I dyshuari : K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arritur të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thotë Ahmeti.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img