Fjolla tanimë po prin në listën e presonazheve vip më të komentuara.
Fjolla Morina këngëtarja e cila qëndroi në paraburgim për shkak të arratisë nga arresti shtëpiak në Kukës tanimë është e lirë.
Fjolla po shijon intensivisht lirinë e saj ku u kthye fuqishëm edhe me postime në instagram, madje edhe me poza provokuese.
E në ato të fundit i erdhi edhe një ‘like’ i veçantë nga Finsik Syla ku kohët e fundit janë raportuar se janë ndarë.
Ndërkohë jo vetëm që ai ia pëlqeu Fjollën, por edhe filloi ta ndjekë këngëtaren në instagram, pasi që deri sot nuk e kishin njëri-tjetrin.
Derisa Fjolla vazhdon të rrijë indiferente duke mos i kthyer ‘follow’.