Imami kosovar: Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla është bullizëm!

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Imami kosovar, Labinot Maliqi e ka quajtuar bullizëm ndalesën e MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.

Për këtë, Maliqi ka kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla, po vazhdon të shkaktoj #bullizëm tek ato vajza që e bartin atë.

Meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë se: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës.”

Atëherë, kërkoj që t’i përgjigjet kërkesës sonë dy dekada e vjetër, duke e shfuqizuar ndalesën administrative të MASHT-it, e cila po vazhdon t’ua mohoj vajzave të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkolluar, dhe të drejtën kushtetuese për ta praktikuar hapur besimin e tyre” shkruan Maliqi në kërkesën e tij.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img