Imri Ahmeti mohon se ishte mbledhur Kryesia e LDK-së: Ishte një takim për kafe – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Imri Ahmeti mohon se ishte mbledhur Kryesia e LDK-së: Ishte një takim për kafe

imri-ahmeti-mohon-se-ishte-mbledhur-kryesia-e-ldk-se:-ishte-nje-takim-per-kafe

Zyrtari i LDK’së e mohon se me Abdixhikun kanë diskutuar për Kryesinë: Ishte një takim për kafe.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti ka mohuar se kjo parti të hënën ka mbajtur takim të Kryesisë, duke thënë se sot ishte një takim vetëm për kafe pas homazheve të bëra tek varri i ish-presidentit Rugova me kryetarin e zgjedhur të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ahmeti në një deklarim për medie ka thënë se Kryesia e re ende s’është konstituar dhe i mbetet kryetarit të ri të ndërtojë agjendën.

“Është takim i rastit pas homazheve që patëm te presidenti Rugova dhe u kthyem me pi një kafe me kryetarin dhe një nej rasti asgjë më tepër. Për Kryesinë e re nuk u bisedua asgjë dhe do të vazhdojnë konsultimet e kryetarit me kryetarët e degëve dhe me njerëzit që ai mendon. Kryesia e re nuk është konstituuar ende dhe pritet që kryetari ta ndërtoj agjendën e vet për ta thirr Këshillin e Përgjithshëm e këshilli është organ që merr vendim për kryesinë”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm do të vendosë se kur do të ketë mbledhje të kryesisë.

Të ngjajshme

Instituti Hidrometeorologjik njofton se si do të jetë moti dy ditët e ardhshme

albswiss.com

Flamuri Kombëtarë dëmtohet në Prizren, nuk zëvendësohet me të ri

albswiss.com

Pjesëmarrësja e konferencës së Rambujes, Tahiri deklarohet rreth intervenimit të ushtarak të NATO-s ndaj caqeve serbe

albswiss.com