Inspektorët largojnë shitësit ambulantë nga sheshi i Prishtinës

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur se inspeksioni komunal sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulantë.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se nuk lejohet shitja ilegale e produkteve të pakontrolluara në sheshe, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik.

“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga sheshi “Nënë Tereza” të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë pa leje, ilegalisht! Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka thënë Rama.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img