Sot përfundum seminarin me temën: “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”, realizuar nën kujdesin e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi dhe realizim të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.
Aty së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe diskutuam për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësitë dhe hapat që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.






