Kompania ”Apple” ka nisur në një shkallë globale një program falas zëvendësimi për ekranet me defekt të iPhone 11, thuhet në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen.
Ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020.
”Apple” ka siguruar akses në faqen e saj nëse iPhone juaj është ndër ata që janë prekur nga problem. Po ashtu thuhet se të gjithë ata që kanë këtë problem, do të marrin zëvendësimin e ekranit falas.
Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë faqe interneti.
Kushdo që tashmë ka kryer riparimin mund të kontaktojë kompaninë për të marrë rimbursimin e shpenzimeve të bëra. Atsh