Isa Mustafa pas dorëheqjes largohet nga Kuvendi i LDK-së: Prishja e koalicionit me VV-në, ndër vendimet më të mira që kam marrë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Isa Mustafa pas dorëheqjes largohet nga Kuvendi i LDK-së: Prishja e koalicionit me VV-në, ndër vendimet më të mira që kam marrë

isa-mustafa-pas-doreheqjes-largohet-nga-kuvendi-i-ldk-se:-prishja-e-koalicionit-me-vv-ne,-nder-vendimet-me-te-mira-qe-kam-marre

Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Kështu ka deklaruar Mustafa para mediave, në ditën kur pritet të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së.

“Dëshiroj të ju njoftoj se porsa dhash dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, dorëheqja ishte e parevokueshme. Falënderova strukturën për punën 10-vjeçare, kam pas besim, e kam besim edhe sot se ky kuvend do të nxjerr një kryetar që do ta çojë LDK-në përpara..Si parti e të gjithë gjeneratave, që kultivon partneritet me SHBA-në e BE-në, e cila në asnjë rast nuk duhet t’i mungoj skenës politike të Kosovës”, deklaroi Mustafa ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.

Deri tani, kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

Të ngjajshme

Nëntë të vdekur dhe 467 raste të reja me koronavirus

albswiss.com

A e dini se sa paguan Kurti qira për shtëpinë e re

albswiss.com

Pasi e votuan, Osmani ka një porosi për Reshitajn, Graincën e Pacolli

albswiss.com