fbpx
6.8 C
Geneva
Sunday, December 29, 2024

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Do t’i kërkojmë Izraelit ndihmë për vaksina

Çitaku ka thënë se do t’i kërkojmë Izraelit ndihmë për vaksina, në vend se të debatojmë për Ambasadën.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas debateve të fundit në vend, rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të mobilizohet dhe të kërkojë ndihmën e Izraelit për vaksina, e jo të diskutojë për lokacionin e ambasadës.

“Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme.
Diplomacia kërkon diskrecion. Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Izrael, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Izraelit për vaksina”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

E pabesueshme!

Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.

Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.

Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Israel, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Israelit për vakcina.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img