fbpx
-5.7 C
Geneva
Sunday, December 1, 2024

Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen mes lotësh abortin

Ish banorja e Big Brother, Gerta Shino ka rrëfyer se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, por fatkeqësisht pësoi abort.

Në një video, Shino ka treguar se mori lajmin se është në pritje të ëmbël me 14 Shkurt dhe se një javë më vonë u detyrua të hiqte fëmijën pasi ishte jashtë mitrës.

Mes lotësh, ajo rrëfen se mjekët i thanë se duhet ta hiqte patjetër, pasi vihej në rrezik jeta e saj. Ajo shton se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni, pasi hemoragjia në bark rrezikonte t’i prekte të gjithë trupin. “Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova.

E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin.

Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vr.au fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfen Shino.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img