“Jeta është e vështirë, budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë”, Rama ironizon me Berishën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama ironizon me PD-në.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një thumbimi, ka reaguar për situatën e krijuar sot në Tiranë, nga protestat e zhvilluara para selisë së Partisë Demokratike.

Vetëm pas përfundimit të këtyre protestave, ku është përdorur edhe dhuna e forca, Rama ironizoi me situatën nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai e citoi aktorin amerikan, John Wayne, duke thënë se “jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, duke nënkuptuar se këto fjalë janë shkruar për prijësin e kësaj proteste të sotme, Sali Berishën.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img