Kandidatja e re për Presidente të Serbisë: “Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova vazhdon të përmendet nga Serbia.

Serbia është para zgjedhjeve presidenciale, derisa gjatë ditës së sotme Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski ka zyrtarizuar kandidimin e saj për presidente.

Ajo ka deklaruar se partia Zavetnici është forca e tretë më e fortë politikë në Serbi.

Vendimi për kandidimin e saj është marrë në asamblenë e partisë, ku morën pjesë anëtarë të kryesisë, Bordi Drejtues dhe Ekzekutiv si dhe kryetarë të bordeve, si dhe mbi 1 mijë e 200 delegatë të ftuar, transmeton lajmi.net.
Gjurgjeviq deklaroi se janë të gatshëm për fushatë e që sipas saj prej 10 vitesh nuk kanë hequr dorë nga parimet e tyre programore, që sipas saj është “lufta për çështjet e familjes, ekonomisë dhe çështjen e Kosovës”.

“Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë”, shtoi tutje ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img