Vendi ynë po vazhdon të përballet me koronavirusin.
34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre katër janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ndodhet një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, një pacient.
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID.
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient i spitalizuar.
Spitali i Prizrenit, një pacient.
Spitali i Pejës, dy pacientë.





