KEK thotë se B-2 është në operim dhe me gjendje stabile
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik.
Sipas KEK, aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Ky është njoftimi i plotë:
B-2 në operim dhe me gjendje stabile
Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në
Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete. KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES.





