Këto dy lagje të Prishtinës mbetën në terr për Vitin e Ri

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kolovica dhe Kodra e Trimave mbetën në terr për Vitin e Ri.

Pavarësisht premtimeve se gjatë dy ditëve nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, banorëve të disa lagjeve të Prishtinës iu ndodhi e kundërta.

Vranjevci dhe Kolovica mbetën në terr në orët e fundit të vitit të vjetër. Banorët e këtyre dy lagjeve thanë se ndërprerje të rrymës kishte çdo 20 minuta.

Në intervale më të gjata kohore duket se pati ndërprerje në fshatin Zllashë të kryeqytetit.

“Mbrëmë u ndal rryma në 00:00. Kemi qenë 60 anëtarë të familjes në katun, jemi mbet në terr gati një orë. Në festat më të mira jemi pa rrymë”, u shpreh një banor i këtij fshati.

Nga KEDS- i thanë Klan Kosovës se nuk bëhet fjalë për reduktime, por për prishje të momentit të cilat punëtorët e kësaj kompanie arritën t’i evitojnë shpejt.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se në një pjesë të Kodrës së Trimave dhe Kolovicës kishte mungesë të fazave dhe jo të energjisë elektrike, meqë sipas tij këtë të fundit e kanë siguruar nga importi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img