Këto janë modelet më të reja sportive të Mercedes – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Teknologji

Këto janë modelet më të reja sportive të Mercedes

keto-jane-modelet-me-te-reja-sportive-te-mercedes

Mercedesi sjell modelet sportive E63 AMG S dhe E53 AMG Cabriolet.

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, i ka publikuar pamjet e modeleve të reja sportive E63 AMG S, E63 S Estate dhe E53 AMG Cabriolet.

Modelet E63 AMG S dhe E63 AMG S Estate do të jenë të pajisura me motorin me 4.0 litra e tetë cilindra, i cili prodhon 612 kuaj-fuqi, shkruan Carwow, transmeton Gazeta Express.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë modeli E63 AMG S e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa modeli E63 AMG S Estate për 3.5 sekonda. Çmimi i kësaj veture fillon nga 108,550 dollarë.

Si pako standarde në të gjitha modelet E63 do të jetë sistemi i tërheqjes me katër rrota, i njohur si 4MATIC+.

Modeli E53 AMG Cabriolet ka motor me vëllim prej 3.0 litrash me gjashtë cilindra, që prodhon 435 kuaj-fuqi.

Çmimi i kësaj veture fillon nga 81,650 dollarë.

Të ngjajshme

iPhone 11 me probleme në ekran, zëvendësimi falas

albswiss.com

Përdoruesit të gëzuar, WhatsApp bëhet si Snapchat

albswiss.com

Bien Facebook, Instagram dhe Messenger

albswiss.com