Këto janë vendimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Këto janë vendimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së

keto-jane-vendimet-e-para-te-lumir-abdixhikut-si-kryetar-i-ldk-se

Vendimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

Lumir Abdixhiku është emëruar dje kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas garës kundër dy kandidatëve të tjerë, Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku ka marrë shumicën e votave të delegatëve derisa, ai do të udhëheq Lidhjen Demokratike për dy vitet e ardhshme.

Tashmë Abdixhiku ka marrë vendimet e para në krye të partisë më të vjetër në Kosovë.

Ndër vendimet e para të tij është edhe ai që ish-kreu i LDK-së që qëndroi në krye të kësaj partie më shumë se 10 vite, Isa Mustafa të shpallet kryetar nderi.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, është bërë e ditur në njoftimin që e ka lëshuar dje LDK-ja.

Abdixhiku ndërkaq, me autorizim nga Kuvendi i LDK-së ka emëruar edhe 10 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, pra më shumë se që është e paraparë me statutin e partisë.

“Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka autorizuar Kryetarin të plotësojë edhe me 10 vende të tjera anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm; si pjesë e hapjes së partisë”, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike, ku janë publikuar edhe emrat e anëtarëve të këshillit.

Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së, Abdixhiku gjithashtu ka refuzuar që të takohet me kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d e presidentit, Vjosa Osmanin që e kanë ftuar në konsultë për krijimin e institucioneve të reja.

Të ngjajshme

Haradinaj hoqi dorë nga posti i deputetit, vjen reagimi nga zyrtari i AAK-së

albswiss.com

Alarmante: Vdesin një numër i pacientëve në listat e pritjes në QKUK, nuk iu erdhi radha për operacion për shkak të pandemisë

albswiss.com

Një foshnje braktiset në Spitalin e Pejës

albswiss.com