Fatmir Sejdiu bëri një kërkesë brenda Kuvendit, nuk i aprovohet.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të parties.
Me këtë rast, ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar sot zgjedhje në të gjithë strukturat e LDK-së.
Megjithatë, kërkesa e tij nuk ka kaluar.
Kuvendi Zgjedhor i këtij subjekti, nuk ka përkrahur propozimin e tij.
“LDK ka dashur të bënte një analizë të thellë të gjitha rrethanave dhe të faktorëve. Sot dëgjojë se nuk ka qenë drejt gjithçka sepse rezultati vjen në bazë të një punë të suksesshme. Proceset e degjeneruara në LDK sidomos në rregullat statusare që ka”, tha ai.