Kjo parti kundërshton hapjen e ambasadës në Jerusalem – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kjo parti kundërshton hapjen e ambasadës në Jerusalem

kjo-parti-kundershton-hapjen-e-ambasades-ne-jerusalem

Hapja e ambasadës në Jerusalem, vjen reagimi nga partia ‘Fjala’

Partia Fjala është distancuar nga vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Ky subjekt politik thotë se ky veprim shkel vullnetin e një populli.

“Ne Partia FJALA distancohemi nga veprimet qeverisë së shtetit tonë me rastin e hapjes së ambasadës në Kosovës në Jerusalem. Si qytetarë të Kosovës, kurrë nuk jemi pajtuar dhe as nuk do të pajtohemi me veprime që shkelin vullnetin e një populli”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala.

Kjo parti e konsideron shkelje të të drejtave të popullit palestinez hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe “thikë pas shpine” ndaj Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

“Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është shkelje mbi të drejtat e popullit palestinez, është legjitimim i regjimit izraelit i cili për dekada me rradhë ka vrarë, dhunuar e përsekutuar popullin palestinez.Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “thikë pas shpine” ndaj BE-së, Turqisë dhe shumicës së vendeve të OKB-së.

Ne Partia FJALA jemi që të ndërtojmë marrëdhënie të mira diplomatike me çdo shtet, por jo duke e shtypur një popull”, thuhet në komunikatë.

Të ngjajshme

Shi e borë, ky është parashikimi i motit për fundjavë

albswiss.com

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon pas ardhjen së vaksinave: Lajm i shkëlqyeshëm

albswiss.com

Gratë që sfidojnë stereotipat

albswiss.com