2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Klubi Letrar Martin Camaj me seli në Munih në bashkëpunim me dy shkollat shqipe nga Digolfing e Landau organizoi Orën letrare “Marsi Shqiptar”

NGA: MISLIM BERISHA

Klubi letrar Martin Camaj, në shenjë nderimi të ngjarjeve të Marsit në vite, ka bërë traditë që çdo vit të organizojë orë letrare në qendra të ndryshme të Bavarisë. Klubi e ka quajtur këtë traditë organizative “Marsi Shqiptar”. Referatin për Marsin Shqiptar dhe datat historike e mbajti nënkryetari i Klubit Letrar, poeti Lumni Nimani.

Ai theksoi se nga 2 Marsi i vitit 1444, me Besëlidhjen e Madhe, deri te ngjarjet e fundit si Dita e Mësuesit dhe demostratat e 11 Marsit, ky aktivitet është emëruar “Marsi Shqiptar”. Aktiviteti fillimin e ka në Lokalet e FC Alba të Augsburgut, ku morën pjesë poetë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Bashkimin Europian, dhe këtë vit u organizua në bashkëpunim me dy shkolla shqipe nga Dingolfingu e Landau.

Nxënësit e dy shkollave kënduan këngë dhe vallëzuan valle të bukura të atdheut, pastaj i kënduan heronjëve, mësueseve, dhe poetëve në shekuj. Programi kulturor u moderua nga nxënëset Leonida Gashi dhe Elsa Smakiqi, ndërsa Ora Letrare u moderua nga aktivisti dhe pedagogu i njohur, z. Mislim Berisha. Poezitë nga librat e tyre poetike recituan poetë të ndryshëm si Sylë Bajrami, Lumni Nimani, Bashkim Halilaj, Mislim Berisha, Bahri Shyti, Tefik Jaha, etj. Shumë poezi u kushtuan atdheut, nënës, mësuesit, dhe ndjenjave të mërgimtarëve.

Image

Klubi Letrar Martin Camaj falenderon bashkëorganizatorët e orës letrare, si dhe mësueset Mervete Ismajli dhe Ismije Demoli nga shkollat shqipe në Dingolfing-Landau. Gjithashtu, falenderon këshillin e prindërve, të drejtuar nga Tefik Jaha, aktivistin Sevdail Gashi, dhe kryetarin e shoqatës ILIRIDA, Kushtrim Morina, për kontributin e tyre në realizimin e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme.

Në fund të programit, si traditë e Klubit Letrar, të gjithë nxënësit e dy shkollave shqipe u dhuruan një libër nga poetët tanë. Klubi Letrar falenderon të gjithë bashkorganizatorët, poetët, shkollat shqipe, dhe prindërit për kontributin e tyre në realizimin e kësaj ore letrare të paharrueshme.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img