Kolona të gjata në Morinë, kosovarët kthehen nga Shqipëria – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kolona të gjata në Morinë, kosovarët kthehen nga Shqipëria

kolona-te-gjata-ne-morine,-kosovaret-kthehen-nga-shqiperia

Radhë të gjatë në Morinë të Shqipërisë për t’u kthyer në Kosovë.

Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me koronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri.

Fluksi i makinave është shqetësues dhe ngre alarmin edhe një herë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve./A2

Të ngjajshme

Shi dhe borë, ky është parashikimi i motit për vikend

albswiss.com

Kryeministri Kurti në ora 15:00 takim me ministrat, a do të ketë masa të reja Anti Covid?

albswiss.com

Armend Zemaj paralajmëron taksë për ata që kërkojnë teste PCR për udhëtime jashtë vendit

albswiss.com