9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Konjufca shkon e përshëndetet me Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën

Glauk Konjufca shkon e përshëndetet me Lumir Abdixhikun dhe Kujtim Shalën.

Konjufca e Abdixhiku duket se kanë lënë prapa përplasjet nga një studio televizive në tjetrën që i bënë javën e kaluar.

Glauk Konjufca, që pritet të dalë në votim për kryeparlamentar, sapo ka hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetët Kujtim Shala e Anton Quni.

Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se cka thotë”.

Kësaj i është përgjigjur Abdixhiku, i cili në ato momente ishte duke dhënë intervistë në Pressing. Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.

Edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, Arben Vitia, ka shkuar e i ka përshëndetur Abdixhikun, Shalën e Qunin.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img