-10.5 C
Geneva
Thursday, February 13, 2025

Konjufca ushtrues i detyrës së shefit të shtetit, ja si duket faqja e Presidencës

Konjufca ushtrues i detyrës së shefit të shtetit, kështu duket faqja e Presidencës.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, ai e ka marrë edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së preisdentit të vendit.

Menjëherë ka ndryshuar edhe web-faqja e Presidencës në internet.

Në web-faqen “president-ksgov.net“, është shënuar emri i Glauk Konjufcës, me titullin “U.D. President i Republikës së Kosovës”.

Web-faqja e Zyrës së Presidentit

Konjufca, menjëherë pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, u prit nga Osmani, e cila ia dorëzoi detyrën e re, dhe me të, edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Me këtë rast, Osmani e ka quajtur Konjufcën deputet shembullor, teksa ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet jetë shtëpi e qytetarëve.

“Pas votimit të suksesshëm, kam nderin që t’ia bartë përgjegjësitë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Deputetit dhe përfaqësuesit shembullur”, tha Osmani ndër tjerash.

Në anën tjetër, Konjufca e ka falenderuar Osmanin, teksa është shprehur i lumtur që po e merr këtë detyrë nga ajo.

“Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryeisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, tha Konjufca.

Konjufca mori 69 vota për, 33 kundër dhe asnjë abstenim, për t’u zgjedhur në krye të organit më të lartë ligjvënës të shtetit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img