fbpx
-6.6 C
Geneva
Friday, November 29, 2024

Konkursi i diturisë 2024

Në Mynih u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, me moto ne jemi më të mirët

 Shkruan: Mustafë Krasniqi

E diel më 14 korrik 2024, në Mynih të Gjermanisë u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e shkollës shqipe me moto  “ne jemi më të mirë”, të organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari. Të pranishëm përpos nxënësve e mësimdhënësve të shkollës shqipe me mësimit plotësuesn të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit konsullor të Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i fondacionit “Besa” dhe prindërit e nxënësve. Ndërsa përmes konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, konsullata e Shqipërisë (konsullja e përgjithshme Genta Mburimi) dërgoi përshëndetje të përzemërta nxënësve të cilët do të jenë pjesëmarrës në konkursin e diturisë 2024.

Konkurrimi u hap në ora 11:15 me Vallen “Kosovare” nga shkolla e Freising-ut në qytetin e Mynih-ut. Por, ajo që i dha vlerë dhe emocion konkurrimit ishte çiltërsia e nxënësve, të cilët ishin të shkëlqyer dhe të angazhuar t’i demonstronin njohurit e tyre të fituara për gjatë një viti shkollor 2023/24.

Juria prej 4 anëtarësh: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Selim Hoti dhe Anila Xhani

Për ta përshëndetur këtë organizim moderatoria Enela Markja ftoi  kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, konsullin e përgjithshëm Afrim Nura, kryetarin e  Fondacionit Besa, Ilir Seferi dhe koordinatorin e shkollës shqipe për Bavari Mustafë Krasniqi, i cili dhe e bëri hapjen e konkursit, duke demonstruar rregullat e konkurrimit.

Pjesëmarrëja e klasave garuese ishte për të dy nivelet, ai i nivelit të parë më 19-të klasa, kurse i nivelit të dytë me 11-të klasa.  Nxënesit ishin të emocionuar, por edhe të sigurt në njohurit e tyre, që të dalin më të mirët; kështu ishte dhe logoja e konkursit “Ne jemi më të mirët”!

Në përcjelljen dhe vlerësimin e konkurruesve ishte juria vlerësues e përbërë prej katër anëtarëve: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Anila Xhani dhe Selim Hoti, të cilët pas çdo shkalle konkurrimi ka nxjerr nxënës fitues, për të vijuar tutje konkurrimin. Prezantimi i nxënësve fitues ishte nën emocionet e mësuesve dhe prindërve, që nuk mungonin duartrokitjet, fytyrat e tyre të buzëqeshura, duke i nxitur nxënësit për të vazhduar konkurrimin tutje.

Konkurrimi  në pjesën e parë dhe të dytë u zhvilluan me shkrim, kurse në gjysmëfinale dhe në finale, përpos pyetjeve me shkrim kishte edhe pyetje me gojë dhe logjike, mes grupeve të ndara të cilët ishin përball njëri-tjetrit të emëruar me emra ilire.

Në këtë konkurrim u vlerësuan nxënësit e nivelit  të parë të cilët dolën më të mirë: Vendin e parë  e zuri shkolla -Moosach München, me mxënësit Rubina Nura dhe Rinor Morina, vendin e dytë nga shkolla e Aschaffenburg-ut, me nxënësit Jasina Bushati dhe Anissa Musliu, ndërsa vendin e tretë e zuri shkolla Grafingerschule. – München, me nxënëset Mia Memini dhe Laura Sllamniku.  Ndërsa për nivelin e dytë vendin e parë e zuri grupi i Taulantëve, me nxënësit Maurisio Topalli  -Freising  dhe Rinesa Morina -Moosach München, për vendin e dytë grupi Ardianët me nxënësit Rumajsa Berisha -Kaufbeuren dhe Xhesika Topalli -Freising, kurse vendi e tretë e fitoi grupi Albanët, me nxënësit Albina Krasniqi  -Moosach München  dhe Amir Bregaj -Landshut.

Për recitime vendim i parë iu ndan nxënëses Ambra Bardhoci nga shkolla e Fraising-ut, vendi i dytë iu nda nxënëses nga Landau Imare Bunjaku dhe çmimi i tretë iu nda nxënëses nga Dingolfing-u Tuana Jaha. Kurse për vizatim më të mirë vendi i parë iu ndan nxënëses Jonita Ismaili nga shkolla Landau, vendin e dytë nxënësit Eden Istogu nga Nyrnberg-u dhe vendi i tretë iu ndanë nxënëses ⁠Gioia  Muhameti nga Aschaffenburg-u.

Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në konkurrim u ndan certifikata dhe nga një stilolaps me logon e LAPSh-it, kurse për fituesit e vendit të parë, të dytë dhe vendin e tretë, përpos certifikatave ju ndan nga një libër nga Qendra e Botimeve për Diasporë (QBD-ja), përmes Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, ku Kryesia e LAPSH-it e falënderoi Gentna Mburimin për librat e dhurara, për nxënësit fitues. Për finalistët kryesia e LAPSh-it, përpos certifikatave ndau edhe shpërblime tjera.

Mirënjohje u ndan edhe mësueseve të cilët/at dhanë një kontribut me punën dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e nxënësve. Kurse skenën e zbukuroi dhe e shoqëroi programin kulturo-artistike i përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari me këngë, valle e recitime, siç ishte këngë “Mora fjalë” nga Rosenheim, kënga “Albulena” nga Memmingen, “Vallja e Drenushës” nga Landau-ja, me këngën “t’fala Parisit” nga Freising-u, nga Landau, “Vallja e Pavarësisë” me “Vallen Festive” nga Landshut-i, me këngë „Gjyshi im më tha një ditë“ nga Dingolfing-u, nga shkolla shqipe Neumarkt me vallen e “Pavarësisë”, për të përfunduar me “ Vallen Festive” nga Memmingen-i.

Për përmbylljen e vitit shkollor 2023/24 u ndan edhe dëftesat për nxënësit të cilët kanë ndjekur mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Ndërsa për punën dhe suksesin e konkursit të diturisë 2024 u përshëndet Këshilli Organizues: Mustafë Krasniqi, Enela Markja, Nife Arifaj, Lume Daci Hoti dhe Anila Xhani, si dhe kryesia e LAPSh-it: Milazim Ukaj, Avdi Kolukaj, Arif Arifaj, Bashkim Halilaj dhe Lirie Begisholli. Po ashtu u përshëndetën edhe mësimdhënësit të cilët/at ishin të angazhuar që procesi i konkurrimit dhe i programit kulturo-artistik të shkoi mirë! U përshëndet edhe Faruk Raka për sigurimin e sallës dhe Safet Shaqirin për ushqimit e përgatitur enkas për nxënësit dhe pjesëmarrësit në këtë eveniment konkurrimi.

Pjesëmarrësit në fund u ndan të kënaqur dhe të emocionuar për ketë aktivitet madhështor, njëkohësisht vlerësuan punën e palodhshme të kryesisë së LAPSh-it dhe të mësimdhënësve, të cilët me kontributin e tyre po e nderojnë gjuhën amtare dhe kulturën kombëtare shqiptare.

Përpos duartrokitjeve, shkrepjeve të aparateve për fotografim doli porosia: “Shqiptarë kudo që jeni, konkretisht në Landin e Bavarisë mos hezitoni, por, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe!

Me këtë porosi u përmbyll programi konkurrues, konkursi i diturisë 2024 “ne jemi më të mirët”!

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img