Kosova pati shumë raste .
Kosova është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Lituanisë në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me anë të Arbër Zenelit në minutën e 27-të të ndeshjes, Kosova kaloi në epërsi.
Gjatë gjithë pjesës së parë, Kosova pati shumë raste mirëpo shënoi vetëm një herë.
Në anën tjetër, Lituania u mundua disa herë që të ‘befasojë’ Kosovën duke rrezikuar në kundërsulme.
Lojtari më i mirë i pjesës së parë, padyshim që ishte Arbër Zeneli, ku më poshtë mund të shijoni edhe një herë golin e tij.





