fbpx
-5.7 C
Geneva
Friday, November 29, 2024

Kosova mbetët vendi i vetëm në Evropë që nuk ka filluar vaksinimin, ndërkaq Hoti e Zemaj lavdërohen për menaxhimin e pandemisë

Hoti e Zemaj lavdërohen për menaxhimin e pandemisë, mbetemi vendi i vetëm në Evropë që nuk ka filluar vaksinimin.

Bëhen gati 1 vit nga konfirmimi i rasteve të para me Covid 19, Kosova ende pa vaksina.
Kosovës i janë shtuar 730 raste të reja infektimi me Covid 19.

Ky numër i rasteve pozitive me virusin korona, është numër rekord sa i përket rasteve që ka pasur Kosova brenda një ditë gjatë këtij viti.

E në këtë situatë të krijuar nga virusi vdekjeprurës, Kosova ende nuk ka siguruar dozat e vaksinës.

Pikërisht për t’u arsyetuar për këtë çështje duket se këtë të Premte u mblodh Komiteti për Covid 19.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u shfajësua për vaksinat duke thënë se nuk është faji i MSH-së që vaksinat nuk kanë arritur.

Ndërkaq nuk i kurseu as lëvdatat sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë.

Fjalët e mira nuk përfunduan me kaq.

Edhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë, tha se këta të fundit janë shembull për menaxhimin e Pandemisë.

Madje me krenari e tha se Kosova u përmend edhe në institucionet më prestigjioze si siç është instituti “Robert Koch”.

Por këtë deklaratë të Zemajt po e sheh si qesharake, njohësi i shëndetësisë Bujar Vitia.

Ky i fundit shton se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë e që arsye kryesore po del të jenë vaksinat.

Lëvdatat ndaj punës së tyre Hoti e Zemajt i bën në kohën kur Klinikat janë të stërmbushura me pacientë.

Ata, po e shohin situatën si të menaxhueshme, dhe nuk e panë të arsyeshme të marrin masa.

Kosova po vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine.

Këtë e kanë pasqyruar edhe përmes një fotografie ku Kosova shihet me pikë të kuqe.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img