Kosova tash mund të blejë grurë në Amerikë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova ka bërë zgjidhje në Amerikë për blerjen e grurit, pasi shteti nga ku  më së shumti e importon këtë produkt, Serbia, ditë më parë ka pezulluar për një kohë eksportin  e tij në shtetet tjera.  Përveç në SHBA, Kosova do të mund të blejë grurë edhe nga shtetet e tjera perëndimore, kështu ka njoftuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Derisa, dje,  po raportonte në Komisionin për Ekonomi, ministrja Rozeta Hajdari u shpreh se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë një përgjigje pozitive nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket importit të grurit në të ardhmen edhe nga ShBA-të.

“Kosova nuk ka pasur varësi për import të grurit nga Ukraina, por nga Serbia. Por, fatmirësisht kemi marrë përgjigje pozitive nga  shtetet e perëndimore dhe nga ShBA-të për mundësinë e importit të grurit nga këto shtete. Pra, Kosova mund të jetë blerës i ardhshëm i grurit amerikan”, tha ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Sipas statistikave që Dogana e Kosovës i ka dërguar Gazetës Express, Kosova më së shumti importon grurë nga Serbia.

Gjatë vitit 2021, rreth 85 përqind e importit të grurit ka qenë nga Serbia, kurse gjatë vitit 2020 ka qenë rreth 56 përqind.

Të tjera vende prej të cilave Kosova ka blerë grurë këtë vit janë edhe Kroacia, Hungaria, Maqedonia e Veriut. Më herët, importin e grurit, vendi e ka bërë edhe nga shtete, si: Turqia, Italia, Austria, Rusia, Gjermania, Bullgaria, Ukraina dhe Holanda.  /Express/

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img