16.4 C
Geneva
Friday, June 6, 2025

KQZ thotë se deri të enjten janë rinumëruar 312 vendvotime

KQZ: Deri të enjten janë rinumëruar 312 vendvotime.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime, kurse deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha Elezi.

Ai, gjithashtu bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.

KQZ ditën e enjte po ashtu ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 58 vendvotime tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img