Krasniqi: Jam i dëshpëruar me mungesën bazike të njohurive të ministrit të Financave

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Kryetari në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për krizën energjetike në vend gjatë një debati me ministrin e financave, Hekuran Murati tha se është i dëshpëruar me mungesën bazike të njohurive të ministrit.

Krasniqi theksoi se Murati nuk po di dallimin mes ‘Forward markets’ edhe ‘future markets’, që janë dy gjëra të ndryshme.

“Jam i dëshpëruar me faktin e mungesës bazike të njohurive të ministrit të Financave. ‘Forward markets’ edhe ‘future markets’ janë dy sene të ndryshme. Z. Murati, është përnjëmend e dhimbshme. Ti je ministër i Financave, qeto punë duhesh me i ditë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se ministrja e energjisë nuk di se çfarë flet për energji, ndërsa ministri i Financave nuk i di konceptet bazike në financa dhe sipas tij për këtë arsye nuk ia vlen as të diskutohet me ta.

“‘Forward’ është kur merren vesh jashtë bursës dy palë, ‘future’ është brenda bursës. Qysh është e mundshme ti me qenë ministër dhe mos me i ditë qeto. Është dallim esencial. Studentët e vitit të tretë në Ekonomi mos me i ditë këto, duhet me i rrëzu nga provimi. Ministrja e energjisë nuk di se çfarë flet për energji, ministri i Financave nuk di për senet bazike në financa, unë me të vërtetë nuk di çka me ju thënë ma shumë. Nuk ia vlen as me folë me ju”, shtoi kryetari i PDK-së.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img