fbpx
1.8 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Krejt çka që dihet deri më tani për vrasjen dhe vetëvrasjen që tronditi Prishtinën

L.S., 44-vjeçar ka privuar nga jeta bashkëshorten S.S., po ashtu 44-vjeçare, më pas ka vrarë edhe veten. Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndërsa në afërsi të viktimave u gjetën një armë zjarri dhe gëzhoja plumbash.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive të ulëta, teksa fqinjët kanë deklaruar se çifti kishin probleme mes vete, gjithashtu raportohet se së fundmi 44-vjeçarët kishin ndarë rrugët – ishin në procedura të shkurorëzimit.

Pas pranimit të informatës për gjetjen e dy trupave të pajetë, policia, prokuroria dhe ekipet e tjera relavante dolën në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore, policia ngriti versionin e hetimit se tragjedia e sotme në Prishtinë ka të bëjë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.

Për disa orë, trupat e pajetë të viktimave qëndruan në rrugë, ndërsa më pas me urdhër të prokurorit kujdestar, viktimat u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për vrasjen e gruas dhe vetëvrasjen e burrit, T7 ka raportuar nga vendi i ngjarjes. Sipas deklaratave të para të fqinjëve, çifti kanë pasur probleme mes vete dhe dyshohet se njëra nga motivet e tragjedisë është xhelozia.

Gazetari i T7 ka sqaruar se informacionet mbi motivet janë të pakonfirmuara nga autoritetet, ndërsa një gjë të tillë e kanë theksuar fqinjët e viktimave.

Policia Rajonale e Prishtinës konfirmoi se vdekja e viktimave është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor, teksa shtoi se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Më pas Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se me të pranuar informatën prokurori kujdestar i këtij departamenti menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, njoftoi prokuroria.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img