Kreu i PDK-së: Me Ali Nimanajn do t’i japim fund keqqeverisjes në Istog

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Istog, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, shpalosën programin e PDK-së për zhvillimin dhe kthimin e mirëqenies dhe perspektivës në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se për dy dekada me radhë, në Istog ka stagnuar çdo gjë, si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit e nepotizmit.

“Andaj me 17 tetor, qytetarët e Istogut duhet të bashkohen pa dallime partiake për të zgjedhur një kryetar të ri dhe me vizion, që siguron një të ardhme më të mirë për secilin, në veçanti për të rinjtë. Këtë të ardhme e kanë të sigurt me PDK-në dhe Ali Nimanajn kryetar komune.”, shkruan ai.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img