Kriza energjetike, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur. Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kërçeli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img