2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Kroaci : Hapja solemne e Qendrës Kulturore Shqiptare në Zagreb

Dje në Qytetin e Zagrebit u bë hapja Solemne e Qendrës Kulturore Shqiptare.

Si organizator të kësaj ngjarje ishte Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, bashkë me Shoqatën kulturore Shqiptare “Shkëndija”.

Kjo ditë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë Komunitetin Shqiptarë në Kroaci, kështu duke pasur tani Qendrën Kulturore Shqiptare edhe në kryeqytetin e Kroacise, në Zagreb.

Edhe pse u prit kohë mjaft e gjatë për të pasur një qendër kulturore të Shqiptarëve në qytetin e Zagrebit, pritja aq e gjatë u kurorëzua me një sukses te jashtzakonshëm me një qendër kulturore e cila do të shërbej për gjenerata me radhë, ku do të jenë te vendosura te gjitha shoqatat Shqipëtare që funkcionojnë në prefekturën e Zagrebit.

Besojmë fuqishëm qe tani më tepër se kurrë kemi vullnet të madh për të punuar, për te mbrojtur kulturën, identitetin, gjuhën e traditat e Shqiptarëve në Kroaci.

Një numër mjaft i madh i personaliteteve ishin të pranishëm sot në hapje, duke filluar nga i deleguari I Kryeministit te Republikës së Kroacisë z.Ivan Malenica njekohësisht Minister i Drejtësisë dhe Administratës së Republikës së Kroacisë, përfaqësuesen e qytetit të Zagrebit znj. Ljiljana Klašnja, njekohësisht shefe e departamentit për pakicat kombtare ne zyrën e qytetit për kulturë dhe shoqëri civile, deputetja shqiptare ne parlamentin kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetari i këshillit për pakicat kombëtare z. Tibor Varga, Shkëlqësia e tij Dr.Martin Berishaj Ambasador i Republikës së Kosovës në Republiken e Kroacise bashkë me stafin e tyre, Shkëlqësia e tij Riza Poda Ambasador i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kroacisë bashkë me stafin e tyre,

Shkëlqësiae tij Milaim Fetai Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kroacisë bashkë me stafin e tyre, gjenerali i parë i UÇK-ës Leutnant Sylejman Selimi, perfaqësues të shoqatave dhe këshilleve të pakicës kombetare Shqipëtare në Republiken e Kroacis nga prefektura të ndryshme, përfaqësues të mediave si dhe shumë miqë të tjerë.
Prerja e shiritit të kuq u bë nga: Kryetari i Unionit z.Esad Čollaku, Deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, Invalidi i luftës atdhetare të Kroacisë z. Hajdar Dodaj dhe Kryetarja e Shoqatës kulturore Shqipëtare “Shkëndija” znj. Gentiana Lleshdedaj.

 

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img