Kryeministri Kurti e “shpërblen” donatorin e VV-së, e emëron në kryesues në Postë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kryeministri i Kosovës e ka ‘shpërblyer’ me post donatorin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fadil Bejta, shkruan Gazeta Metro.

Të mërkuren rendi i erdhi të rehatohet në një pozitë publike, donatorit të partisë në pushtet LVV’së. Fadil Bejta që vitin e kaluar dha donacion 1050 euro për Vetëvendosjen, për tri vite resht do të jetë kryesues në bordin e Postës.

Kabineti Qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, të mërkurën emëruan Fadil Bejtën, kryesues të bordit të Postës së Kosovës.

Bejta është donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet. Ai figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021.

Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.

Angazhimi i Bejtës në donatcionet për VV-në, në listën e donacioneve për VV’në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.

Përvec Bejtës në bordin e ndërmarrjes Publike, Kurti ka emëruar edhe Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.

Si për ironi kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.
“Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, tha Kurti.

Por nuk përmendi në asnjë moment se pikërisht kryesuesi Fadil Bejta është financues i partisë së tij.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img