fbpx
-17 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Kryetari i ri i LDK-së: Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh

Abdixhiku ka thënë se nga sot pregatitemi për rikthimin e madh.

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka ndarë fotografi nga kjo vizitë duke theksuar se nga sot po përgatiten për rikthimin e madh.

“E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot pregatitemi për sfidat e kohës. Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh”, ka shkruar Abdixhiku.

Pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img