fbpx
-18.1 C
Geneva
Wednesday, January 22, 2025

Kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama i shkruan Kryeministrit Kurti

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama uron kryeministrin Albin Kurti.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të Republikës.

Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img