Kujdes: Në disa pjesë të Kosovës mund të ketë ortekë bore

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kërkohet kujdes pasi në disa pjesë të Kosovës mund të ketë ortekë bore.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.

Me anë të një postimi, thuhet se ortekëve mund te ketë në perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera.

Këtu disa rekomandime për këtë situatë:

Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por ekziston edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

Mos skijoni jasht shtigjeve të skijimit!

Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45.

Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img