fbpx
-12.2 C
Geneva
Monday, January 20, 2025

Kujtojmë dhe nderojmë me pietet AGRON BAJRAMIN në 6 vjetorin e kalimit në përjetësi

Sot në gjashtvjetorin e kalimit në amshim të artistit tonë të mirënjohur, që një jetë ia fali kulturës shqiptares në mërgatë, nuk kemi se si mos ta kujtojmë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë përmes Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA” në Zvicër, por edhe duke i ndihmuar në hapat e parë edhe grupet tjera artistike.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati 
Agron Bajrami (18.01.1964-12.03.2018), për rreth tri dekada vallen shqiptare e ngriti në piedestal me lojën e tij brilante bashkë me qindra artistë moshash të ndryshme që kaluan përmes dorës së tij, duke qenë jo vetëm një valltar e koreograf, por edhe një mësues e edukator e para së gjithash një atdhetar i pashoq, që përmes kulturës sonë sensibilizoi edhe komunitetet mike që të mësojnë më shumë për arrin dhe kulturën tonë.

Ky artist dhe ky njeri me një vullnet e punë prej Sizifi, bëri që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” e Zvicrës , të bëhet për disa dekada prezantuesja më e denjë e kulturës shqiptare, jo vetëm në shtetin helvetik , por edhe në metropole e qendra të ndryshme të Evropës.

Ndaj edhe sot duke e kujtuar edhe si mik, artist e njeri, Agronin si artist, nuk mund të mos e falënderojmë e respektojnë edhe familjen e tij, filluar nga e shoqja, Liria dhe katër fëmijët e tyre të mrekullueshëm, që amanetin e Agronit e çuan në vend, duke e vazhduar punën e “Shotës” atje ku e la Agroni.

Ndaj edhe po kjo figurë madhore e artit në mërgatën shqiptare në shtetin helvetik e ngritur edhe në simbol, me emrin AGRON BAJRMI, do të mbetet përherë në kujtesën e këtij brezi mërgimtarësh, qoftë si koreograf, instrumentist e valltar, do të mbetet gjithsesi si një njeri- lapidar e pishtar që një jetë të tërë ia fali afirmimit të kulturës shqiptare.

Ndaj edhe përherë jeta dhe vepra e tij u kujtoftë ndër breza!

Lavdi punës së madhe prej artisti e atdhetari të Agron Bajramit, me dëshirën që jeta dhe vepra e tij të kujtohët ndër breza!

Sot në gjashtvjetorin e kalimit në amshim të artistit tonë të mirënjohur, që një jetë ia fali kulturës shqiptares në mërgatë, nuk kemi se si mos ta kujtojmë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhënë përmes Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “SHOTA” në Zvicër, por edhe duke i ndihmuar në hapat e parë edhe grupet tjera artistike./prointegra.ch/

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img