Kurti dhe Osmani takohen sot me Hoxhajn e Haradinajn – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kurti dhe Osmani takohen sot me Hoxhajn e Haradinajn

kurti-dhe-osmani-takohen-sot-me-hoxhajn-e-haradinajn

Institucionet e reja – Kurti dhe Osmani takohen sot me Hoxhajn e Haradinajn.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani nisin sot takimet me partitë politike pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani sot gjatë ditës do të takohen me kreun e PDK-së dhe atë të AAK-së, shkruan Gazeta Express.

Katër ditë më parë në selinë e LDK-së, AAK-së, dhe PDK-së kanë dërguar nga një letër, u.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Kurti dhe Osmani të dalë të parët nga zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kërkuar takim me shefin e LDK-së, atë PDK-së dhe AAK-së në mënyrë që të dakordohen për formimin e institucioneve të reja.

Kreu i LVV-së e prijësja e Listës “GUXO” kanë kërkuar nga kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj që të takohen sot në ora 11:00.

Hoxhaj dhe PDK-ja kanë pranuar ftesën e rrjedhimisht ky takim do të mbahet në këtë orë sot në Kuvendin e Kosovës.

Një takim dyshja do ta mbajë edhe me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së.

Në konsultë për formimin e institucioneve të reja, Haradinaj, Kurti e Osmani do të takohen sot në ora 13:30.

Një orë e gjysmë më vonë, Haradinaj ka ftuar mbledhje të kryesisë së partisë të cilën ai e udhëheq.

Megjithatë, një takim me Osmanin e Kurtin nuk do ta mbajnë në LDK.

Kryetari i zgjedhur i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku nuk është shprehur i gatshëm që të shihet me liderin e LVV-së dhe Osmanin në ditën e parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike.

Takimi që ishte thirrur për sot në orën 12:30, sipas Abdixhikut mund të mbahet të premten.

“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, ka thënë Abdixhiku dje pasi që me shumicë të votave është emëruar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të ngjajshme

Agim Veliu konfirmon se nuk ka ndërruar qëndrim

albswiss.com

Ja sa biznese u mbyllën në Kosovë si pasojë e COVID-19?

albswiss.com

Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë

albswiss.com