Kurti takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për formimin e qeverisë dhe dialogun me Serbinë – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kurti takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për formimin e qeverisë dhe dialogun me Serbinë

kurti-takohet-me-ambasadorin-britanik,-diskutojne-per-formimin-e-qeverise-dhe-dialogun-me-serbine

Kreu i VV-së, Albin Kurti sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ata kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re, menaxhimin me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.
Gjatë këtij takimi po ashtu, Kurti foli edhe për bashkëpunimin mes qeverisë së re e opozitës.

“Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosjes :

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, të shoqëruar nga sekretari i dytë politik, z. Richard Le Vay, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Arben Vitia dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadori z. Abbott e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses në angazhimin e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë bindjen se qeveria e re do të konsolidohet shpejt, e njoftoi atë me disa prej prioriteteve të saj. Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti.

Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme. Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen.

Të ngjajshme

Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar

albswiss.com

Më 30 mars mbahet konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit e Haradinajt

albswiss.com

Enver Hoxhaj zbulon qëndrimin e PDK-së rreth votimit të Osmanit për presidente

albswiss.com