2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Kurti takon mërgimtarët në Irlandë, fotografohet ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe ka bashkëbiseduar me mërgatën tonë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Irlandë.

Ky takim i parë me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.

Sipas komunikatës për media, Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Kryeministri Kurti takon mërgaten në Irlandë

“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive.

Kurti u fotografua me ta edhe me plis.

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img