Kurti tregon kur formohet Qeveria: Ka tendenca që fitorja jonë të zvogëlohet – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Kurti tregon kur formohet Qeveria: Ka tendenca që fitorja jonë të zvogëlohet

kurti-tregon-kur-formohet-qeveria:-ka-tendenca-qe-fitorja-jone-te-zvogelohet

Kurti tregon se kur pret të formohet qeveria e re.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë kësaj të diele në qytetin e Prizrenit. Nga aty fituesi i zgjedhjeve ka folur për formimin e qeverisë së re.

Kurti ka thënë se posa që të certifkohen rezultatet e zgjedhjeve janë të gatshëm për të votuar kryetarin e ri të Kuvendit, kryeministrin dhe presidenten e re.

‘’Në momentin kur të certifikohen rezultatet, ne jemi gati menjëherë që ta votojmë kryetarin e ri të Kuvendin, kryeministrin e ri dhe presidenten e re’’, tha Kurti për RTV Besa.

Tutje Ai ka thënë se po e përcjell me vëmendje procesin e numërimit të votave dhe se ka parë tendenca nga KQZ për ta zvogëluar fitoren e VV në zgjedhjet e 14 shkurtit

‘’Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla, nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit’’, tha ai.

Të ngjajshme

Përse shqiptarët paguajnë 61% më shumë për sigurimin e makinës?

admin

Mbi 310 persona të moshuar janë vaksinuar vetëm të enjten dhe të premten në sallën “1 Tetori”

albswiss.com

Ndërron jetë kosovarja e cila dyshohet se u rrah nga burri në Zvicër

albswiss.com